“Zjarrfikëses i mbaroi karburanti, kanë tri ditë nuk fikin dot zjarrin”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.01.2026, 13:50

Tre ditë më parë, tregu në zonën e Uzinës Dinamo u përfshi nga flakët, dhe edhe pas 72 orësh zjarri ende nuk është shuar plotësisht. Ajo që duhej të ishte një ndërhyrje e shpejtë dhe efektive u kthye në një tragjedi të plotë për tregtarët dhe pronarët e kapanoneve.

Një qytetare që ishte aty natën e tmerrit tregoi për redaksinë tonë se paaftësia e shtetit u bë e dukshme çdo sekondë. Një nga mjetet zjarrfikëse mbeti pa naftë dhe pengoi rrugën e mjeteve të tjera. Për shkak të mungesës së karburantit dhe paaftësisë së stafit, ndërhyrja erdhi me dy orë vonesë dhe zgjati vetëm 25 minuta. Uji që përdorën jo vetëm që nuk shuajti zjarrin, por përforcoi përhapjen e flakëve për shkak të energjisë elektrike. Mungesa e mjeteve bazë, si shkumë apo pluhur për zjarrfikje industriale, e bëri situatën edhe më të rëndë.

Si pasojë e këtyre dështimeve shtetërore, u shkatërrua një treg i tërë, duke lënë tregtarët në gjendje shoku. Shumica e tyre janë mbi 60 vjeç dhe kanë punuar gjithë jetën për të mbajtur familjet. Për ta, dyqani që u shkrumbua nuk ishte thjesht një objekt; ishte gjaku, djersa dhe jeta e tyre e tërë. Sot, ata panë gjithë mundin e tyre të shkatërruar para syve. Trauma dhe frika që kjo ngjarje ka shkaktuar janë të thella, ndërsa besimi tek shteti është i rrënuar.

Ky zjarr nuk është një incident i izoluar. Ai është një tregues i qartë i paaftësisë dhe mosfunksionimit të institucioneve që jo vetëm shpërdorojnë pasurinë e qytetarëve, por rrezikojnë edhe jetët e tyre. Kur institucione që duhej të mbronin qytetarët dështojnë në mënyrë kaotike, nuk kemi të bëjmë më me fatkeqësi natyrore, por me një dështim shtetëror që ka kosto njerëzore dhe sociale të pallogaritshme.

Mesazhi i qytetares:

Desha t’ju thoja që atë ditë një zjarrfikëse i mbaroi nafta dhe i pengoi rrugën tjetrit. Kapanonet mund të ishin shpëtuar, por paaftësia dhe punësimi i njerëzve jo të duhur në punë tek zjarrfikësia bënë që zjarri të përhapej më shumë. Zjarrfikësit erdhën 2 orë me vonesë dhe qëndruan 25 minuta sepse kishte energji elektrike; njoftuan këshillin të ulte automatet, pastaj filluan me ujë. Uji e përhapte edhe më shumë rrymën elektrike. I pyeta për shkumë dhe pluhur në raste zjarri dhe thanë se nuk kishin. Pra, shteti vjen në ndihmë si figurant.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit