Andi, shoferi i dehur që la shokun ta merrte rrjedha e përroit në Klos

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.01.2026, 14:00

Personi djathtas në foto është Andi Losha, 24 vjeç, i riu që po drejtonte makinën e cila ra në një përrua në zonën e Klosit, ku ende vijon të jetë i zhdukur Jurgen Karaj, 30 vjeç personi majtas në foto. Sipas asaj që thonë burimet, makina doli nga rruga dhe përfundoi në përrua, ndërsa Jurgeni, që ishte pasagjer, dyshohet se u mor nga rrjedha e fortë e ujit.

Pas aksidentit, Andi Losha arriti të dalë vetë nga makina, por në vend që të kërkonte ndihmë apo të shpëtonte shokun e tij, u largua nga vendngjarja, duke e lënë 30-vjeçarin në mëshirë të fatit. Më vonë, kur u shoqërua nga policia, ai iu nënshtrua testit të alkoolit dhe rezultoi se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Për këtë arsye, 24-vjeçari u arrestua për mosdhënie ndihme dhe largim nga vendi i aksidentit, ndërsa kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt vazhdojnë ende. Ngjarja ka tronditur zonën, ndërsa familjarët presin me ankth, duke shpresuar që kërkimet të sjellin një përgjigje për fatin e 30-vjeçari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit