Aksi i florinjtë Qukës–Qafë Plloçë e bllokuar, pse gënjeu Belinda Balluku?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.01.2026, 12:09

“Sa i përket akseve rrugore, janë të gjitha funksionale, i referohem këtu akseve kombëtare”, kështu u shpreh zv/kryeministrja Belinda Balluku para kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, duke fshehur realitetin e aksit Qukës–Qafë Plloçë. Pamjet e siguruara me dron tregojnë qartë masivin e madh të dheut dhe inerteve që ka rrëshqitur mbi rrugë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve. Zona paraqet rrezik të vazhdueshëm, pasi rrëshqitjet e dherave përsëriten shpesh, veçanërisht pas reshjeve.

Shembja më e fundit, e ndodhur tre ditë më parë, ishte vetëm një nga episodet e njëpasnjëshme të rrëshqitjeve që po godasin këtë segment. Një masiv inertesh ra mbi një automjet në lëvizje, duke rrezikuar seriozisht jetën e drejtuesit, i cili fatmirësisht arriti të shpëtojë. Sipas situatës në terren, ekziston rreziku që shembje të tjera të ndodhin në çdo moment.

Aksi Qukës–Qafë Plloçë, i ndërtuar me një kosto rreth 260 milionë euro, po shndërrohet në një burim të vazhdueshëm rreziku për qytetarët. Pavarësisht deklaratave zyrtare se rrugët janë të hapura, realiteti dëshmon se ky segment mbetet i bllokuar, me shembje aktive dhe të përsëritura, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë dhe cilësinë e investimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit