E braktisi shoku pasi Audi ra në përroin e Klosit, Jurgen Karaj ende i zhdukur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.01.2026, 10:59

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili është zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjer ra në një përruar në zonën e Klosit. Me të në mjet ndodhej edhe 24-vjeçari Andi Losha, i cili ishte drejtuesi i automjetit.

Sipas policisë, Losha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa Karajin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit. Pas ngjarjes, 24-vjeçari është arrestuar për shkak se nuk i ka dhënë ndihmë pasagjerit dhe është larguar nga vendngjarja.

Gjithashtu, Losha iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e Karajt, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit