Një fermer i Bashkisë Dimal tregon hallin e madh pas përmbytjeve nga lumi Osum, që shkatërruan serat dhe fidanët e mbjellë me shumë mund. Ai thotë se humbjet janë të mëdha dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti, ndërkohë që fermerët anë të rrezikuar ekonomikisht dhe të pambrojtur.
"Serat e përmbytura nga dalja e lumit Osum, Bashkia Dimal. Mua 2 milion më bënë vetëm fidani. Të paktën të na ndihmojë shteti, të lajme lekët e fidanit", shkruan fermeri.
Fermerët kërkojnë reagim urgjent nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, për dëmshpërblime, por deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar. Situata mbetet kritike, ndërsa shumë fermerë janë të detyruar të përballojnë humbjet e mëdha pa mbështetje nga institucionet.