Në mëngjes u raportua se një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth orës 01:00 të natës në zonën e Klosit, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë. Rrethanat në të cilat mjeti ka përfunduar në përrua mbeten ende të paqarta. në fillim u raportua se Jurgen Karaj është drejtuesi i mjetit që dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit, ndërkohë që dyshohej se në automjet ndodheshin 2 deri në 3 persona.
Por pak minuta më parë, policia ka dalë me një njoftim zyrtar ku raporton se drejtuesi i mjetit është identifikuar si 24-vjeçari Andi Losha banues në fshatin Fullqet, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe nuk i ka dhënë ndihmë pasagjerit brenda mjetit i cili është identifikuar si Jurgen Karaj 30-vjeç.
Polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për pasagjerin 30-vjeçar Jurgen Karaj i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa gjendja e pasagjerit mbetet e paqartë.