Përmbytjet në Miliskajë të Krujës, banorët flenë në qiell të hapur prej 4 ditësh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.01.2026, 09:01

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të rënda në fshatin Miliskajë të Krujës, duke lënë disa familje në qiell të hapur prej katër ditësh. Si pasojë e ujit, banesat janë dëmtuar rëndë, ndërsa banorët shprehen se nuk kanë mundësi të largohen, pasi jetesa e tyre është e lidhur me fshatin, bagëtitë dhe prodhimet bujqësore.

Banorët në terren pohojnë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë konkrete nga institucionet lokale apo qendrore dhe se ndihen të braktisur përballë situatës së rëndë. Sipas tyre, ndihma e vetme e ofruar ka qenë dy pako oriz dhe dy pako makarona, të cilat janë krejtësisht të pamjaftueshme për familjet e prekura nga përmbytjet.

Jemi përmbytur, ka 4 ditë. Këtu nuk ka ardhur as shteti, as komuna, as bashkia. I kanë frikësuar njerëzit, unë nuk kam lidhje me askënd. Jemi fermerë, kemi bagëti, jemi në hall dhe nuk ka asnjë ndihmë. Edhe media ka pasur frikë të vijë. Ju faleminderit që erdhët. Është përmbytur edhe gjëja e gjallë”, tha një banor për mediat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit