Makina bie në përroin e Klosit, asnjë gjurmë nga shoferi apo pasagjerët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.01.2026, 08:21

Një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth orës 01:00 të natës në zonën e Klosit, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë. Rrethanat në të cilat mjeti ka përfunduar në përrua mbeten ende të paqarta.

Jurgen Karaj është drejtuesi i mjetit që dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit. Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se në automjet ndodheshin 2 deri në 3 persona në momentin e aksidentit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një informacion zyrtar lidhur me numrin e saktë të personave apo gjendjen e tyre. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë.

Paralelisht, banorë të zonës janë angazhuar në ndihmë të kërkimeve, ndërsa priten detaje të tjera nga strukturat përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit