Banorët e fshatit Labovë e Madhe dhe një tjetër fshat në Gjirokastrës kanë mbetur të bllokuar prej katër ditësh, pasi rruga kryesore është shembur. Situata është shqetësuese, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore, të cilët nuk kanë mundësi të lëvizin ose të marrin ndihmë mjekësore.
Banorët tregojnë se janë emigrantë dhe kanë mbetur të bllokuar me të gjitha mjetet e tyre, ndërsa autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të zgjidhur situatën. Kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi, sipas banorëve, nuk ka treguar interes për problemet e tyre dhe nuk ka dhënë asnjë informacion për rregullimin e rrugës.
Ky problem evidenton jo vetëm mungesën e infrastrukturës të mirëmbajtur, por edhe indiferencën e autoriteteve vendore ndaj situatave emergjente që prekin qytetarët.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Gjirokastrës dhe rikonstruksion të rrugës për të rikthyer qarkullimin dhe për të garantuar jetën dhe sigurinë e komunitetit.