Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku trupi i viktimës është konstatuar në rrugë nga kalimtarët.
Viktima është identifikuar si shtetasi Vasil Gashi. Sipas këqyrjes paraprake, 60-vjeçari mbante veshur një uniformë pune në momentin e gjetjes. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes, teksa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse personi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore apo si pasojë e ndonjë faktori tjetër. Policia po vijon verifikimet në terren.