Po ruanin 1 ton hashash me Kallashnikov, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.01.2026, 22:05

Policia spanjolle ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në Cádiz, të cilët u kapën duke ruajtur një ngarkesë të konsiderueshme droge, një ton hashash, së bashku me armë automatike sulmuese të tipit Kallashnikov (AK-47).

Sipas mediave spanjolle, dy të arrestuarit ndodheshin në një banesë në zonën Pelayo, në Algeciras, ku ruanin ngarkesën e drogës. Hetimet paraprake të autoriteteve zbuluan se droga kishte mbërritur në Cádiz përmes plazheve të Algeciras dhe Tarifës, ku narko-skafet kishin zbarkuar sasinë e madhe të hashashit.

Operacioni policor u realizua pas një hetimi të detajuar që identifikoi një objekt të përdorur nga organizata kriminale si “guardería”, term që në zhargonin policor i referohet vendeve të fshehjes dhe ruajtjes së sasive të mëdha të drogës.

Gjatë aksionit, agjentët gjetën tre armë Kallashnikov të mbushura me municion, të cilat ishin në gjendje të gatshme për përdorim. Autoritetet thanë se përdorimi i këtyre lloji armësh nga trafiku i drogës konsiderohet me “rrezikshmëri të veçantë”, veçanërisht në zonën e Campo de Gibraltar, e cila është një pikë strategjike në rrugët e trafikut të drogës.

Policia vijon hetimet për të zbuluar të gjithë rrjetin kriminal dhe mënyrat e shpërndarjes së drogës.

hashash, drogë, arrestim, shqiptarë, Cádiz, Algeciras, Tarifa, Kallashnikov, armë lufte, municion, operacion policor, Campo de Gibraltar, guardería, trafiku i drogës, ngarkesë rekord, narko-skaf, hetim, rrjet kriminal, banesë, siguri

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit