Dosja Balluku, SPAK zbarkon te Salillari dhe Pasqor Buzi: bastisje në disa kompani private

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.01.2026, 21:55

SPAK ka zbarkuar këtë javë në zyrat e disa kompanive private në kuadër të hetimeve për dosjen ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kontrollet kanë prekur ndër të tjera kompaninë “Salillari” të Pëllumb Salillarit dhe biznesin e Pasqor Buzit, si dhe disa kompani të tjera si Alko Impex në pronësi të Arber Abazit, dhe kompanitë Senka dhe 2T të Artan Sakos.

Veprimet janë ndërmarrë me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi dhe miratuar nga gjyqtari Erjon Çela, me qëllim sigurimin e dokumentacionit dhe provave për hetimin e mëtejshëm.

Të gjithë këta biznesmenë janë denoncuar prej vitesh nga Joq Albania, ndërsa Pasqor Buzi cilësohet si një nga “peshkaqenet” më të mëdhenj të tenderave, duke përfituar miliona euro nga kontratat publike.

Aktualisht, SPAK nuk ka dhënë detaje mbi provat e mbledhura, ndërsa pritet që Prokuroria e Posaçme të bëjë një njoftim zyrtar në ditët në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit