Përmbyten serat e luleshtrydheve në Fier, fermerët kërkojnë dëmshpërblim

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.01.2026, 21:13

Fshati Kafaraj në Fier po përballet me një situatë katastrofike pas përmbytjeve të fundit, të cilat kanë shkatërruar pjesën më të madhe të tokave bujqësore dhe serave të fermerëve të zonës. Pamjet e mbërritura në redaksi nga një qytetar, tregojnë qartë përmasat e dëmeve.

Fermerët e prekur janë të shqetësuar dhe kërkojnë dëmshpërblim të menjëhershëm. Ata shprehin se humbjet janë të konsiderueshme dhe të dukshme, mbjelljet janë shkatërruar, infrastruktura e serave është dëmtuar rëndë, dhe shumë toka bujqësore janë ende të mbuluara nga uji duke i lën ata në pa mundësi të kultivojnë tokat e tyre për këtë sezon.

Pamjet e terrenit tregojnë ujë të rrëmbyeshëm që ka fundosur çdo cep të serave, duke shkatërruar mbjelljet dhe duke e bërë të pamundur shpëtimin e prodhimeve.

Sipas banorëve, autoritetet duhet të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme për të vlerësuar dëmet, për të ofruar dëmshpërblimin e nevojshëm, dhe për të shmangur rrezikun që fermerët të humbasin përfundimisht të ardhurat e tyre. Ata kërkojnë gjithashtu masat e duhura për përmirësimin e sistemit të kullimit dhe parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit