I zbathur dhe në të ftohtë, qytetari lyp për të rritur 3 jetimë, kush mund ta ndihmojë?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.01.2026, 19:16

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë me një mesazh tejet prekës, i cili na kujton se varfëria dhe dhimbja janë ende realitet për shumë familje shqiptare.

Ditën e sotme, ai është ndeshur me një zotëri të ulur në një trotuar pranë zonës së ish-Ekspozitës, i ekspozuar ndaj të ftohtit dhe kushteve të vështira, duke lypur për të siguruar mbijetesën e tij dhe të familjes. Sipas qytetarit, burri është nga Shkodra dhe mban mbi supe një barrë të rëndë jete: rritjen e tre fëmijëve jetimë.

Me zërin e thyer dhe sytë plot dhimbje, ai ka rrëfyer historinë e tij, ndërsa qytetari që na shkroi nuk ka qëndruar indiferent, duke e ndihmuar me aq sa kishte mundësi në atë moment.

Kjo është një thirrje për ndërgjegjësim njerëzor. Ndoshta për dikë është pak, por për këtë familje mund të jetë shpresë, ushqim dhe ngrohtësi.

Kush ka mundësi të ndihmojë, le ta bëjë. Sepse ndonjëherë, një dorë e shtrirë në kohën e duhur, mund të shpëtojë një jetë.

Mesazhi i qytetarit:

Ka mundësi ta ndihmojë njeri këtë zotëri, kam 3 jetimë thot dhe është jasht nga Shkodra te ish-Ekspozita. Çfarë kisha mundësi ja dhashë ishallah e ndihmoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit