"Dhe një gjë tjetër, meqë po flasim për infrastrukturën kritike dhe për AKSHI-n, se e kaluam. Mirëpo, mund të më thoni si ka mundësi që zoti Dumani nuk heton brenda të njëjtës strukturë kriminale rrëmbimin e Danielit. Po mirë mo, po tallje me popullin shqiptar është kjo? Si ka mundësi mo? Danieli është rrëmbyer pasi është rrëmbyer Gerondi, në kohë",-deklaroi dje Ahnetaj.
Ish-zv/kryeministi hodhi akuza ndaj SPAK për moshetimin e rrëmbimit të numrit 2 të AKSHI-t Daniel Shimës. Ky i i fundit u zhduk për 10 orë pa lënë gjurmë, pasi i dërgoi SMS familjarëve se po e arrestonin. Kur u kthye i tha se kiahte dalë për një xhiro pasi donte të kthjellohej pas sherrit me partneren...
Ahmetaj tha se Shima ishte rrëmbyer pasi ishte marrë peng Gerond Meçe. Ky i fundit u zbulua se ishte rrëmbyer nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj në bashkëpunim me një grup kriminal i strukturuar me synimin për t'u tërhequr nga një tender ku kishte marrë pjesë.
Duket se ky i fundit nënkuptoi se grupi pengmarrës i AKSHIT i mbyllte hesapet fizikisht, një institucion të cilin Rama e ka quajtur krenari kombëtare...