Një vajzë nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një kërkesë ndryshe nga ato që jemi mësuar të publikojmë zakonisht. Një moment i vogël, i papritur, por që i ka mbetur në mendje dhe zemër.
Dje, rreth orës 13:15–13:20, ajo ndodhej në një autobus urban në Tiranë, pranë stacionit te Banka, kur vuri re një djalë që udhëtonte me një mjet tip Volkswagen Passat, ngjyrë gri. Në një çast që zgjati pak sekonda, djali tentoi t’i jepte numrin e telefonit, por autobusi ishte në lëvizje dhe emocionet bënë të tyren. Vajza nuk arriti ta shikonte qartë numrin dhe momenti u humb.
Ajo mban mend vetëm një detaj të vogël, por të rëndësishëm: targa e makinës përfundonte me “XE”.
Në mesazhin dhe voice-in e dërguar në redaksi, ajo shprehet se shpreson që ky postim të mund të arrijë te djali në fjalë, ose te dikush që e njeh atë, për t’i dhënë një shans këtij takimi të papërfunduar.
Ndonjëherë, historitë më të bukura nuk nisin me plane apo premtime, por me një shikim të shkurtër në trafik, një autobus në lëvizje dhe një numër telefoni që nuk u arrit të merrej. Kush e di… ndoshta ky postim mund të jetë pikërisht fillimi i diçkaje të bukur ❤
Nëse e njeh ose je ti djali me Passat gri, targë që përfundon me “XE”, ndoshta është momenti të mos e lësh këtë histori të mbetet pezull.
Shënim: Pamjet e përdorura në këtë video janë ilustruese. Personazhet dhe mjetet e shfaqura nuk kanë lidhje direkte me personat realë të historisë.