Dora vetë Nicolas Maduro është vetëofruar të bëjë armëpushim mes Ramës dhe Fevzos pasi KM që e etiketojnë si adashin e tij shpërlau sot mikun e vjetër gazetar që i ka mbuluar bëmat.
Presidenti venezuelian ekskluzivisht për MV ka hedhur poshtë pretendimin e KM, duke deklaruar se Fevziut iu lejua hyrja nga policia në Venezuelë vetëm pasi u prezantua si mik i Ramës.
Ai i është falenderues publikisht Ramës që e rikujtoi duke i kapur veshin Fevzos me spond, pasi po i harrohej emri në burg. Kjo pasi ditët e fundit vëmendja e kryeministrit ka qenë totalisht tek përmbytjet, dhe analiza e bllokimit të kanaleve nga mbetjet.