Trajner Baroni bën “prapakthehu”: Asllani mbetet lojtar i Torinos

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.01.2026, 18:31

Kristjan Asllani mund të vijojë aventurën e tij te Torino, të paktën sipas trajnerit Marko Baroni, i cili shprehu vlerësim të hapur për mesfushorin shqiptar. Baroni foli sot në konferencë për shtyp, në prag të sfidës ndaj Atalantës, duke lënë të habitur opinionin sportiv, pasi në Itali mbizotëron bindja se ndarja mes palëve është vetëm çështje kohe.

Tekniku i Torinos theksoi sjelljen shembullore të Asllanit dhe shpjegoi arsyet e mungesës së tij në dy ndeshjet e fundit, pas një periudhe ku ishte titullar i rregullt.

“Ka treguar gjithmonë profesionalizëm maksimal. Është dhe mbetet një lojtar i Torinos. Është e qartë se, së bashku, po përpiqemi të punojmë dhe të përshtatemi me situatën. Mungesa e tij në këto ndeshje lidhet me karakteristikat taktike. Kam parë më shumë dinamizëm te Ilkhan, i cili ishte më i gatshëm të shprehej dhe i dhashë hapësirën e nevojshme.

Asllani është plotësisht në planet tona, ashtu siç ka qenë deri më tani. Sa i përket merkatos, e kam thënë se është një periudhë e gjatë dhe të gjithë duhet të jemi të gatshëm ta përballojmë, unë dhe lojtarët. Nuk lejoj që mendja të shkojë diku tjetër përveçse te performanca”, u shpreh Baroni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit