Qytetari denoncon policinë e Vorës: Shikoni si bllokojnë rrugën hajdutët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.01.2026, 19:02

Një qytetar nga Vora ka denoncuar një situatë që sipas tij përsëritet çdo natë në rrugët e qytetit.

Ai ka dërguar pamje ku shihet dy automjete policie të ndalur në mes të rrugës në vende të ndryshme, duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Sipas denoncuesit, ndërkohë që policia ndalon automjetin e saj ku të ketë dëshirë, qytetarët që veprojnë njësoj gjobiten me masa administrative. Ai shprehet se kjo përbën standard të dyfishtë në zbatimin e rregullave.

Në mesazhin shoqërues, qytetari kërkon reagim nga institucionet dhe thekson se situata është bërë e rëndë për banorët e zonës. Ai apelon që autoritetet të marrin masa për të siguruar qarkullim të rregullt dhe zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë.

Përditë e njëjta situatë me policinë dhe bashkinë e Vorës. Vetëm na vjedhin dhe na grabisin, por edhe pak do marrin ata që kanë mbjellë këta hajduta plehra. Ju lutem postojeni se na çmendën këta hajdutët në Vorë,” shkruan denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit