Më datë 25 gusht dorëzoi makinën për shkatërrim, më 27 qytetari gjobitet për parkim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2026, 16:56

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një situatë të pazakontë me një gjobë parkimi.

Ai tregon se më 25 gusht 2025 ka dorëzuar certifikatën e shkatërrimit të makinës së tij dhe targat, pasi makina ishte e prishur dhe nuk përdorej.

Megjithatë, më 27 gusht 2025, në sistem i është regjistruar një gjobë parkimi për të njëjtën makinë, dy ditë pas dorëzimit të targave.

Qytetari shprehet se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë shkeljeje dhe rrjedhimisht edhe kamatës, prandaj kërkon sqarim për këtë gjobë të panevojshme.

Duhet thënë se si ky rast ka çdo ditë pafund të tjera, që ngrejnë pikëpyetje mbi procesin e sistemit të gjobave dhe përfitimit në kurriz të qytetarëve.

Denoncimi i qytetarit:

pershendetje joq desha t publikoj dicka qe nuk ja kam iden as un se cfar po ndodh n shqipri kam mar nje gjob parkimi me dat 27/08/2025 nderkoh qe un kam mar ceterfikat shkatrimi te asaj makin me dat 25/08/2025 pra 2 dit me par dhe i kam derzuar targat makina ka qen e prishur dhe ska qen fare ne levizje i derzova targat dhe mbas ca kohesh shof ket gjoben qe mdel n sistem

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit