Rruga Qafë Priskë – Shëngjergj është e bllokuar plotësisht nga bora, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në këtë zonë.
Një qytetar që ka mbetur i bllokuar prej disa orësh në këtë aks thotë se deri në tani nuk ka asnjë mjet pastrues bore në terren, ndërsa situata po përkeqësohet për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Ai thotë se më shqetësues është fakti se mes personave të bllokuar ndodhen edhe të sëmurë, të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe shërbim shëndetësor. Banorët shprehin frikën se vonesat në ndërhyrje mund të sjellin pasoja serioze.
Qytetari apelon për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse, me qëllim pastrimin e rrugës dhe garantimin e kalimit, si dhe për ofrimin e ndihmës së nevojshme për personat në nevojë.
Denoncimi i qytetarit:
Rruga qafe priske shengjergje. E bllokuar nga bora. Ska bore pastruese. Jemi bllokuar me njerez te semure