Muaji i bekuar i Ramazanit, agjërimi nis më 18 shkurt! Udhëtimi shpirtëror drejt Zotit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.01.2026, 15:09

Me zemra të mbushura me pritje dhe shpresë, bota myslimane po përgatitet për ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit 2026, i cili sipas llogaritjeve astronomike pritet të fillojë të mërkurën, më 18 shkurt. Ibrahim al-Jarwan, President i Shoqërisë Astronomike të Emirateve, bëri të ditur se gjysmëhëna e Ramazanit 1447 do të lindë të martën, më 17 shkurt, por nuk do të jetë e dukshme me sy të lirë, çka e bën të pamundur shpalljen e Ramazanit përpara kësaj date.

Ky njoftim sjell qetësi dhe qartësi për besimtarët që mezi presin fillimin e agjërimit, duke i kujtuar rëndësinë e përgatitjes shpirtërore dhe pastrimit të zemrës për këtë muaj të bekuar. Bajrami i Madh (Fitër Bajrami) pritet të festohet të premten, më 20 mars, me fillimin e muajit Shawwal. Por Ramazani nuk është thjesht një datë në kalendar, ai është një udhëtim shpirtëror dhe një mundësi e jashtëzakonshme për t’u afruar më shumë me Allahun, për të forcuar durimin, për të shtuar lutjet dhe për të shpërndarë mëshirë dhe bamirësi në komunitet.

Ky vit ka një veçanti të bukur, agjërimi do të zgjasë rreth 12 orë në fillim të muajit në shumë vende, duke u zgjeruar gradualisht deri në rreth 13 orë drejt fundit, duke u dhënë besimtarëve kohë të mjaftueshme për reflektim, ibadet dhe solidaritet me ata në nevojë. Për myslimanët në mbarë botën, Ramazani 2026 është një thirrje për t’u kthyer tek thelbi i besimit, për të ripërtërir lidhjen me Kur’anin dhe për të jetuar me sinqeritet dhe devotshmëri çdo ditë të këtij muaji të bekuar.

Çdo agjërim, çdo namaz nate dhe çdo akt i mirësi bëhet një hap drejt shpëtimit shpirtëror dhe një mundësi për t’u pastruar nga mëkatet, duke përjetuar paqen dhe qetësinë që vetëm Ramazani di të sjellë në zemrat e besimtarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit