Ditën e djeshme një kamion i Forcave të Armatosura përfundoj në një kanal në Katundin e Ri, Durrës, për shkak të nivelit të lartë të ujit nga përmbytjet.
Fill pas këtij incidenti, një tjetër kamion ka dështuar në misionin e tij për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet.
Sot në fshatin Bishan të Vlorës, një kamion ka shembur një pjesë të rrugës teksa tentonte të parkonte mbi trotuar.
Për shkak të lagështirës, rruga është shembur menjëherë dhe sipas banorëve të zonës, kamioni në tentativë për të dalë nga gropa e krijuar, e ka prishur edhe më shumë rrugën e trotuarin.
Qytetarët thonë se Ushtria që duhet t’i ndihmojë po tregohet e paaftë në misionin e saj.
Mesazhi i qytetarit:
Ne fshatin Bishan te Vlores! Kta qe vine per te na ndihmuar nga permbytjet po bien me kembet e tyre! Duke parkuar mbi trotuar u shemb rruga. Dhe duke u munduar per te dale nga aty,e prishi me shume trotuarin!