Hamza: Besimi i qytetarëve dëshmon forcën e PDK-së në një garë të vështirë dhe të pabarabartë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.01.2026, 13:51

Pas përfundimit të numërimit të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 192,407 vota, duke u renditur e dyta në garën zgjedhore.

Bedri Hamza, falënderoi qytetarët për besimin dhe theksoi përgjegjësinë që vjen me këtë mbështetje.

“Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe. Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson. Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik”, shkruan mes tjerash Hamza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit