Një qytetar që po lëvizte me makinë në daljen e Kinostudios ka bërë një denoncim shqetësues.
Ai ka treguar me pamje se rruga është mbushur me zhavorr dhe beton të hedhur nga betonierët dhe kamionët që lëvizin intensivisht gjatë gjithë ditës.
Ai shprehet se situata është serioze pasi çdo makinë apo motorr rrezikon të aksidentohet.
Qytetari kërkon ndërhyrje të menjëhershme: një rrugë të pastruar dhe kontroll të lëvizjeve të kamioneve pasi është thelbësor për të parandaluar aksidente dhe për të garantuar sigurinë e komunitetit.