Fermeri në Sukth: 40 lopë nën ujë pa ushqim, zero ndihmë nga shteti

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.01.2026, 14:25

Një fermer nga zona e Sukthit, Vardardh, lagjia 6, denoncon një situatë dramatike që po kalon prej dy ditësh, ku 40 krerë lopë ndodhen nën ujë si pasojë e përmbytjeve. Sipas tij, gjendja është kritike, ushqimi është përmbytur, ai vetë nuk mund të futet më për t’u dhënë ndihmë kafshëve, ndërsa thirrjet për ndihmë kanë rënë në vesh të shurdhër.

"Përshëndetje JOQ! Publikojeni ndoshta e shikon shteti e i bie mend për fermerët të cilët i ka lënë në mëshirë të fatit. Jam një fermer në zonën e Sukthit, Vardardh, lagjia 6. Kam 2 ditë me 40 krerë lopë nën ujë. Marr policinë për të më ardhur në ndihmë, policia të jep këshilla, merr dikë tjetër, thotë. Deri dje u hidhja ushqim, sot s’mundem më, se edhe ushqimi është përmbytur," shkruan fermeri.

Ndërkohë që propaganda e qeverisë flet për mbështetje ndaj bujqësisë dhe fermerëve, realiteti në terren është krejt ndryshe. Fermerët po përballen të vetëm me fatkeqësitë natyrore, pa asnjë reagim konkret nga institucionet. Ky rast është një tjetër dëshmi se premtimet nuk ushqejnë bagëtinë dhe as nuk shpëtojnë jetën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit