SPAK kontrolle dhe sekuestro te shokët e Ballukut që morën tenderat e Unazës së madhe

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.01.2026, 12:44

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka ushtruar kontrolle në disa subjekte, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila ndodhet zyrtarisht nën hetim. Kontrollet janë pjesë e verifikimeve të thelluara që po kryhen nga SPAK, ndërsa në fokus janë vendimmarrje të dyshuara si të paligjshme në nivel të lartë qeveritar.

Sipas burimeve, hetimet lidhen kryesisht me procedurat e tenderave për lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, ku dyshohet se janë kryer shkelje të rënda të ligjit. SPAK ka nisur procedurat penale ndaj Ballukut për disa praktika që, sipas akuzës, favorizojnë subjekte të caktuara dhe dëmtojnë interesin publik.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë zyrtare për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, me qëllim zhveshjen e saj nga pushteti dhe hapjen e rrugës për arrestimin. Megjithatë, kjo kërkesë po mbahet peng në Këshillin e Mandateve, duke ngritur pikëpyetje mbi zvarritjen institucionale dhe vullnetin politik për të lejuar drejtësinë të veprojë pa pengesa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit