“Ti e ke fajin”, sherr mes tregtarit dhe përgjegjësit të tregut te 5 Maji

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.01.2026, 11:36

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Një tregtar është konfliktuar me përgjegjësin e tregut të rrobave, i cili u përfshi nga flakët mbrëmjen e kaluar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas raportimeve, tregtari e ka akuzuar përgjegjësin e tregut se mban përgjegjësi për zjarrin e madh. Debati verbal ka agravuar në përplasje fizike, duke sjellë ndërhyrjen e policisë, e cila ka shoqëruar tregtarin për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, tregtarë të tjerë kanë shprehur revoltë ndaj policisë dhe zjarrfikësve, duke pretenduar se nuk ishin të pajisur me mjetet e duhura për shuarjen e flakëve. Ata deklarojnë se dëmet janë të mëdha dhe kanë ngritur dyshime se në zonën ku ra zjarri mund të jetë planifikuar ndërtimi i një pallati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit