Uji deri në gju prej disa ditësh, durrsakët nxjerrin grepat për të peshkuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2026, 11:03

Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në zonën e Durrësit, ku niveli i ujit në disa lagje ka arritur deri në gju prej disa ditësh.

Përballë kësaj situate, ku autoritetet nuk japin asnjë lloj ndihme dhe niveli i ujit mbetet i pandryshuar, një qytetar ka nxjerrë grepin për të peshkuar në rrugë dhe oborr.

Lumi Erzen ka dalë nga shtrati në grykëderdhjen në Jubë, ndërsa niveli i ujit është rritur ndjeshëm deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje. Si pasojë e përmbytjeve, në Durrës janë evakuuar gjithsej 356 banorë.

Në fshatin Vadardhë janë evakuuar 322 persona, nga të cilët 76 janë akomoduar në hotele, ndërsa 246 të tjerë janë strehuar pranë familjarëve. Ndërkohë, nga zona e Katundit të Ri janë larguar 73 banorë; 53 prej tyre janë sistemuar te të afërmit dhe 20 janë akomoduar në hotele.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit