Rruga Klos-Burrel e bllokuar nga balta, ngec në mes të rrugës ambulanca me pacient

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.01.2026, 10:55

Rruga nacionale Klos-Burrel është bllokuar pas shembjes së një kanali rrugor, duke shkaktuar që sasi të mëdha balte dhe inertesh të përfundojnë mbi asfalt. Ky incident ka ndërprerë plotësisht qarkullimin e mjeteve në segmentin e prekur, ndërsa punonjësit e emergjencës po përpiqen të vlerësojnë dëmet dhe të largojnë materialet që pengojnë trafikun.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një autoambulancë, e nisur drejt Tiranës me një pacient, ka mbetur e bllokuar për shkak të rrugës të bllokuar. Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës, në mënyrë që qarkullimi të rifillojë normalisht sa më shpejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit