Si nisi zjarri në tregun te “5 Maji”, dalin pamjet nga momentet e para

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2026, 09:25

Kanë dalë pamjet e para nga momenti i shpërthimit të zjarrit në tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Sipas dyshimeve paraprake, flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, e cila u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë.

Dëmet nga zjarri i mbrëmshëm janë të konsiderueshme. Dhjetëra njësi tregtare dhe magazina janë shkrumbuar plotësisht, duke lënë shumë tregtarë pa burimin e tyre të vetëm të të ardhurave.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme është riaktivizuar një vatër tjetër zjarri në të njëjtën zonë. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe ndodhen në vendngjarje, duke mbajtur situatën nën monitorim për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Autoritetet pritet të kryejnë verifikime të detajuara për të konfirmuar zyrtarisht shkakun e zjarrit, ndërsa zona vijon të konsiderohet e rrezikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit