“S’kemi ku e çojmë ujin”, durrsakët e lagjes 13 lihen të përmbytur, pa ujë e drita

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.01.2026, 09:49

Banorët e Pallatit Melrosë në Lagjen nr.13, janë përballur me kushte të papranueshme për jetën e tyre. Kabina elektrike e përmbytur nga reshjet ka lënë pallatin pa energji elektrike, ndërsa furnizimi me ujë mungon prej ditësh. Banorët raportojnë rrezik serioz për sigurinë e tyre, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë masa efektive për normalizimin e situatës, duke krijuar një gjendje emergjente dhe të papranueshme për komunitetin.

Sipas qytetarëve, u është thënë se “nuk ka ku të çohet uji”, një deklaratë që tregon neglizhencë flagrante dhe shpërdorim detyre. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, përfshirë pompim industrial dhe autobote, si dhe një zgjidhje përfundimtare dhe parandaluese për të shmangur përsëritjen e kësaj situate të rrezikshme.

"Përshëndetje JOQ! Në Lagjen nr.13 të Durrësit, përballë Kompleksit Florida, Pallati Melrosë ndodhet në një situatë tejet të rrezikshme. Kabina elektrike është përmbytur nga reshjet. Banorët janë pa ujë dhe pa drita. Rrezik serioz për jetën dhe sigurinë. Institucionet janë njoftuar prej ditësh, por zgjidhja mungon. Banorëve u është thënë: “Nuk ka ku të çohet uji”, me neglizhencë totale flagrante për shpërdorim detyre. Kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme. Nuk mund të normalizohet fakti që njerëzit detyrimisht të largohen nga shtëpitë e tyre. Kërkojmë ndërhyrje URGJENTE, pompim industrial dhe autobote, zgjidhje përfundimtare dhe parandaluese", shkruajnë banorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit