Flakët janë riaktivizuar sërish sot në tregun e ndodhur në rrugën dhe lagjen “5 Maji” në Tiranë, aty ku mbrëmjen e 8 janarit u përfshinë nga zjarri dy kapanone me rroba dhe mallra të ndryshme. Në zonë është rikthyer tymi i dendur, ndërsa forcat zjarrfikëse janë rikthyer.
Sipas burimeve, riaktivizimi i zjarrit dyshohet të ketë ardhur si pasojë e materialeve tekstile dhe mbetjeve lehtësisht të ndezshme që ndodheshin ende brenda kapanoneve të djegura. Në vendngjarje kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse.
Nga ky riaktivizim nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mbeten të konsiderueshme, pasi më herët u dogjën plotësisht të paktën 50 subjekte tregtare. Ndërkohë që po hetohen shkaqet e sakta të zjarrit dhe rrethanat që çuan në rikthimin e flakëve.