Bashkia e Pogradecit lë gjysmën e rrugës pa ndriçim pas vjedhjes së kabllove

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.01.2026, 23:40

Banorët e fshatit Starovë në Pogradec jetojnë çdo ditë në rrezik për shkak të mungesës së ndriçimit publik në rrugët e fshatit. Pas vjedhjes së një pjese të kabllove të ndriçimit, Bashkia e Pogradecit ka vendosur vetëm një pjesë të dritave të rrugës, duke lënë pjesën tjetër në errësirë totale.

Mungesa e ndriçimit rrezikon seriozisht sigurinë e banorëve, sidomos të moshuarit që përdorin rrugën çdo ditë për të shkuar në punë,apo markete. Banorët ankohen se situata është bërë e padurueshme dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Pogradecit.

Kjo situatë evidenton mungesën e përgjegjshmërisë dhe koordinimit nga institucionet vendore për sigurimin e infrastrukturës bazë dhe mbrojtjen e jetës së banorëve. Ndërkohë që një pjesë e kabllove është vendosur, pjesa tjetër mbetet e amortizuar, duke krijuar një situatë të rrezikshme.

Banorët bëjnë thirrje për zgjidhje të menjëhershme dhe vendosje të plotë të ndriçimit, duke paralajmëruar se çdo vonesë mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë e tyre sidomos gjatë natës ku rreziku për aksidente është i lartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit