Përmbytjet shkatërrojnë fermën në Thumanë, dhjetëra kafshë dhe shpendë të ngordhura

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2026, 22:53

Situata në Thumanë paraqitet alarmante për shkak të përmbytjeve të fundit pasi banorët nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga institucionet dhe po përballen me pasojat vetëm me forcat e tyre.

Sipas një qytetari, ferma e tij me bagëti dhe shpendë është përmbytur plotësisht, duke shkaktuar dëme kolosale. Dhjetëra kafshë dhe shpendë kanë ngordhur ose janë zhdukur, ndërsa niveli i ujit ka arritur deri në 70–80 centimetra, duke e bërë të pamundur lëvizjen dhe ndërhyrjen normale.

Ai thotë janë lënë në mëshirë të fatit dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për evakuim, ndihmë emergjente dhe vlerësimin e dëmeve.

Banorët shprehen se situata mbetet kritike, ndërsa përmbytjet vazhdojnë të rrezikojnë jetën, ekonominë dhe sigurinë e banorëve të zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit