Lufta për të hyrë i pari në trafik dhe kryerja e manovrave të rrezikshme në rrugë duket se nuk do të marrë fund kurrë në vendin tonë.
Çdo ditë, qytetarët përballen me situata stresuese, ku padurimi dhe mungesa e respektit për rregullat e qarkullimit mbizotërojnë mbi arsyen dhe sigurinë. Rrugët, të cilat duhet të jenë hapësira bashkëjetese dhe mirëkuptimi, shpesh shndërrohen në skena rreziku të vazhdueshëm.
Teksa shumica e drejtuesve të mjeteve presin me radhë dhe respektojnë rregullat, gjithmonë gjendet një shofer i paduruar që tenton të kalojë para të tjerëve, duke kryer manovra të rrezikshme dhe të papërgjegjshme.
Këto veprime jo vetëm që pengojnë qarkullimin normal, por shndërrohen në burime të drejtpërdrejta aksidentesh, duke vënë në rrezik jetën e drejtuesve, pasagjerëve dhe këmbësorëve.