“Policia e Lezhës nuk merret me trafikun, e kanë mendjen të marrin lekë”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.01.2026, 17:34

Një qytetar nga Lezha i është drejtuar redaksisë sonë me një hall të vjetër, por gjithmonë aktual: trafiku shtohet çdo ditë, ndërsa zgjidhja duket se nuk është askund në horizont. Sipas tij, rrugët bllokohen, makinat nuk lëvizin, boritë këndojnë në kor, por policia ka gjetur një mision tjetër më “urgjent”: ndalimin e qytetarëve që, për çudi, nuk kanë bërë asnjë shkelje, mbase për ti këputur ndonjë lekë.

Qytetari ironizon faktin se, ndërkohë që Lezha ngjan me një parking gjigant në orët e pikut, uniformat blu duken më të përqendruara te kontrolli rutinë i dokumenteve sesa te rregullimi i qarkullimit. Madje, sipas tij, shefi i policisë është shndërruar në një lloj “spiuni rrugësh”, më shumë i interesuar të vëzhgojë qytetarët sesa të çlirojë arteriet kryesore të qytetit nga kaosi.

Në fund, pyetja mbetet e thjeshtë dhe pak tallëse: a është më e lehtë të ndalosh një qytetar të qetë sesa të përballesh me trafikun e çmendur? Derisa të gjendet përgjigjja, lezhanët do të vazhdojnë të presin në radhë, ndërsa policia, sipas kritikës, do të vazhdojë të bëjë rolin e rojes së dokumenteve për të marrë vetë ndonjë gjë, jo të shpëtimtarit të qarkullimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit