Bora deri në 40 cm, izolohen banorët e fshatit Shqiponjë në Librazhd

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.01.2026, 17:57

Reshjet e dendura të borës kanë përfshirë që në orët e para të mëngjesit zonën e Librazhdit, duke shkaktuar probleme në fshatin malor Shqiponjë. Trashësia e borës ka arritur deri në 40 centimetra, çka ka bërë që disa rrugë të jenë të pakalueshme dhe banorët të mbeten të bllokuar në banesat e tyre.

Si pasojë e situatës, lëvizja e mjeteve është thuajse e pamundur, ndërsa mungesa e ndërhyrjes me mjete borëpastruese ka vështirësuar edhe më shumë situatën. Banorët shprehen të shqetësuar për furnizimin me ushqime dhe për rastet emergjente shëndetësore.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëherëshme nga institucionet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit