Girona interesohet për Kristjan Asllanin, e ardhmja e mesfushorit shqiptar në dilemë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.01.2026, 16:51

Një tjetër klub po e vendos në qendër të vëmendjes mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani. Sipas informacionit të fundit nga mediat spanjolle, Girona ka shfaqur një interes konkret për 21-vjeçarin, aktualisht i huazuar te Torino, ndërsa kartoni i tij mbetet në pronësi të Interit.

Sipas raportimeve, klubi katalanas ka kontaktuar me Interin për të marrë më shumë informacion mbi disponueshmërinë e Asllanit dhe për të kuptuar mundësitë e një operacioni në këtë sesion të merkatos së transferimeve. Kjo nuk është hera e parë që një ekip spanjoll shpreh interes për mesfushorin kuqezi.

Gjatë verës, Real Betis kishte bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për Asllanin, por mesfushori preferoi të qëndronte në Serie A. Më pas, Bologna tentoi blerjen e tij përfundimtare, por në fund Asllani u huazua te Torino.

Tani, e ardhmja e 21-vjeçarit është sërish në dyshim. Ditët e fundit është folur për mundësinë që Torino të zgjidhë kontratën e huazimit para kohe, çka do të nënkuptonte kthimin e Asllanit te Interi dhe një rinisje të negociatave për destinacionin e tij të ardhshëm.

Asllani mbetet një nga talentet më premtuese shqiptare dhe gjithmonë në qendër të interesit të klubeve europiane, duke lënë të hapur mundësinë e një transferimi të madh në merkaton e dimrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit