Ermal Murari i Ujësjellës Kanalizime Vlorë duket se nuk ka patur mundësi t'ua sjellë ujin në kohë vlonjatëve pasi vozit me makinat e oligarkut Gon Papuli e Tan Qesko.
Saraçineska legjendare që do të mbesë në histori sipas Rilindjes u bë problemi që vlonjatët mbetën ditë pa parë ujë me sy. E ndërkohë drejtori voziste makinat e marra me qira me para shtetërore tek oligarkët e "Classic".
Tenderi me flamur të kuq për mungesë konlurrence zbulon qejfin që bëjnë edhe zyrtarët shtetërorë të rretheve me paratë publike e qokat që u bëjnë oligarkëve për përfitime vetjake.

Në një procedurë prej mbi 35 MLN Lekësh me TVSH, Murati ka marrë me qira 3 fuoristrada nga Papuli e Qesko me paratë e vlonjatëve.
Ai kërkoi 3 Fuoristrada Pick-Up 100% elektrike të vitit 2024. Me specifika teknike e projektuar për performancë dhe efikasitet maksimal me emetime 0 g/km CO2 (Kategoria A+).
Mjete me dimensione solide me një gjatësi prej mbi 5.3m, lartësi 1.8m dhe një distancë mes akseve prej 3,000 mm, duke garantuar stabilitet dhe hapësirë të bollshme.
Fuqizimi me motor me 130 kW (177 kf) dhe një bateri Litium-Jon 80 kWh, e cila ofron një autonomi deri në 400 km në qytet dhe 300 km të kombinuar, me aftësi karikimi të shpejtë (DC) prej 50 minutash (20-80%).
Fuoristrada me kambio automatike, kondicioner klimatik, timon multifunksional dhe siguri të lartë me 4 airbag, ndërsa ana estetike dhe funksionale plotësohet nga dritat LED, disqet e aluminit, pasqyrat elektrike dhe pedanat anësore.