Disa pasagjerë të linjës ajrore Wizz Air kanë mbetur të bllokuar në Aeroportin e Rinasit për më shumë se 30 orë, pa asnjë informacion për fluturimin e tyre drejt Vjenës.
Ata kanë treguar se fluturimi i tyre ishte planifikuar fillimisht për më 7 janar në orën 10:30, por është shtyrë disa herë. Sipas pasagjerëve, orari i ri për sot ishte 12:45, por avioni nuk është nisur ende.
Në mesin e pasagjerëve ka familjarë me fëmijë dhe persona të moshuar, të cilët shprehin shqetësim për mungesën e informacionit dhe komunikimit nga stafi i Wizz Air. Ata pohojnë se askush nuk u ofron ndihmë apo informacion mbi atë se çfarë do ndodhë.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga linja ajrore dhe autoritetet për të siguruar nisjen e fluturimit ose për të ofruar zgjidhje të menjëhershme.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ, ju lutem anonim. Jemi disa persona që po presim për të ikur në Vjenë, pasi fluturimi ynë ishte në orën 10:30am dije dhe deri më sot nuk na kanë dhënë asnjë informacion.
Ka familjarë me fëmijë, persona të moshuar dhe Wizz Air nuk përgjigjet fare. Nuk dimë çfarë të bëjmë. Stafi i aeroportit nuk na ndihmon aspak. Jemi afërsisht mbi 30 orë këtu në Rinas.
Nga dije po e shtyne edhe tashti nuk kemi as nji information Nuk po na thon as gje. Do me thene data fillestare ka qene 7 ne oren 10:30 edhe na w kane shtyre per sot. Orari per sot ishte me oren 12:45 po nuk ka ikur avioni. Jemi ne aeroport akoma
