Bruna e Vlorës bën propagandë me Belën, banorët e Sevasterit 4 ditë të bllokuar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.01.2026, 15:23

Një banor i fshatit Sevaster, në Bashkinë Vlorë, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë tejet alarmante që ka prekur prej katër ditësh të gjithë komunitetin e zonës.

Pas një rrëshqitjeje masive dheu, rruga që lidh fshatin me qytetin e Vlorës dhe fashtra të tjerë është bërë plotësisht e pakalueshme. Banorët kanë mbetur të bllokuar, pa mundësi qarkullimi as në këmbë dhe as me automjete. Aktualisht, në fshat nuk mund të hyhet dhe as të dilet, duke e kthyer Sevasterin në një zonë tërësisht të izoluar.

Kjo situatë ka paralizuar jetën e përditshme të banorëve, të cilët shpesh janë të detyruar t’i drejtohen qytetit të Vlorës për nevoja jetike si furnizimi me ushqime, shërbime shëndetësore apo punë. Prej katër ditësh, çdo lidhje me qytetin është ndërprerë, ndërsa rreziku dhe pasiguria rriten nga ora në orë.

Nga ana tjetër, Bashkia Vlorë nuk ka ndërmarrë ende asnjë masë konkrete për zgjidhjen e këtij problemi serioz. Banorët shprehen të braktisur dhe të harruar nga institucionet vendore, në një moment kur ndërhyrja emergjente është jetike.

Ndërkohë që qytetarët e Sevasterit presin ndihmë, kryetarja e bashkisë, Brunilda Merisni, duket se ka prioritete të tjera, duke marrë pjesë në takime propagandistike përkrah të pandehurës Belinda Balluku dhe Pirro Vëngut, ndërsa një fshat i tërë mbetet i izoluar dhe në mëshirë të fatit.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për hapjen e rrugës dhe rikthimin e normalitetit, duke i bërë thirrje Bashkisë Vlorë të marrë përgjegjësitë që i takojnë dhe të mos i lërë qytetarët e saj të përballen vetëm me pasojat e kësaj situate të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit