Anastas Angjeli me kompaninë e tij ANSIG s’u jep dëmshpërblimet qytetarëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.01.2026, 14:35

Duket se kompanitë e sigurimeve i kanë zvarritur dëmshpërblimet për klientët nga 2025-a për në 2026-ën dhe mbase edhe vite më tej...

Një qytetar ka denoncuar kompaninë ANSIG për mosrespektim të kontratës dhe ligjit, duke deklaruar se po e zvarritin prej më shumë se gjysmë viti për një pagesë tashmë të miratuar.

Kërkesa është bërë që në qershor të vitit 2025. Kompania ANSIG i ka dërguar qytetarit një SMS zyrtar ku konfirmon miratimin e dëmshpërblimit në vlerën 30,000 lekë (të reja) dhe qytetari i ka kthyer përgjigje duke pranuar vlerën e ofruar.

Edhe pse kanë kaluar mbi 6 muaj nga konfirmimi, paratë nuk janë derdhur ende në llogarinë e qytetarit.

Përfaqësuesit e kompanisë janë kamufluar me kërkesa ndjese dhe premtimesh se "do e rinisin kërkesën në financë".

"Ka 4 muaj që më thuhet e njëjta fjali," shprehet qytetari i irrituar në mesazhet drejtuar kompanisë, ndërkohë që përgjigjja e ANSIG mbetet e njëjtë: "Akoma asgjë, ja do e ridergojmë ankesën tuaj në financë."

Sipas rregulloreve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), kompanitë e sigurimit kanë afate strikte për kryerjen e pagesës pasi palët bien dakord për vlerën e dëmit. Zvarritja prej 6 muajsh tejkalon çdo afat ligjor dhe cenon besimin e konsumatorit tek sistemi i sigurimeve.

Qytetari paralajmëron se nëse pagesa nuk kryhet menjëherë, hapi i radhës do të jetë ankesa zyrtare pranë AMF dhe ndjekja e procedurave gjyqësore për dëmin e shkaktuar nga vonesa.

DENONCIMI

"Përshëndetje,

Dua të paraqes një denoncim ndaj kompanisë së sigurimeve ANSIG, e cila po zvarrit në mënyrë të pajustifikuar procesin e dëmshpërblimit.

Pas një aksidenti të ndodhur në muajin qershor të këtij viti, është rënë dakord për vlerën e dëmshpërblimit prej 30,000 lekësh të reja. Kjo vlerë më është konfirmuar edhe me sms zyrtar nga kompania.

Megjithatë, pavarësisht këtij konfirmimi, deri më sot dëmshpërblimi nuk është kryer dhe procesi po zvarritet pa asnjë sqarim apo afat konkret."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit