Shirat dhe përmbytjet, ‘sakatojnë’ rrugën në Currila

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.01.2026, 14:11

Pas përmbytjeve të fundit dhe reshjeve intensive që kanë përfshirë zonën bregdetare të Durrësit, rruga që të çon drejt Currilave është çarë dhe dëmtuar rëndë, duke u kthyer thuajse në një aks të pakalueshëm për automjetet dhe këmbësorët.

Si pasojë e sasisë së madhe të ujit dhe mungesës së ndërhyrjeve parandaluese, asfalti është çarë në disa pjesë, ndërsa në segmente të caktuara janë krijuar gropa të thella dhe rrëshqitje dheu që paraqesin rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve. Banorët dhe pushuesit që frekuentojnë zonën shprehen të shqetësuar, pasi kalimi në këtë rrugë është bërë i vështirë dhe në disa momente i pamundur.

Qytetarët i bëjnë thirrje autoriteteve vendore që të ndërhyjnë sa më shpejt për riparimin e rrugës dhe stabilizimin e terrenit, përpara se situata të përkeqësohet më tej ose të ndodhë ndonjë aksident. Currilat, një nga zonat më të frekuentuara bregdetare, rrezikojnë të mbeten të izoluara nëse nuk merren masa urgjente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit