Durrsakët blejnë varka për të lëvizur në qytetin e përmbytur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.01.2026, 14:31

Përmbytjet masive që kanë përfshirë Durrësin prej ditës së djeshme kanë detyruar qytetarët të gjejnë mënyra alternative për të lëvizur, pasi rrugët e qytetit janë të mbushura me ujë. Shumë banorë po përdorin varka për të kaluar zonat e përmbytura dhe për të arritur destinacionet e tyre.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjete sociale, shihen disa burra duke negociuar me një pronar varkash për të udhëtuar në qytet. Njëri prej qytetarëve nxjerr para nga xhepi dhe ia dorëzon pronarit të varkës, i cili më pas zbret në ujë, rrotullon varkën dhe e afron pasagjerit të tij, i cili ulet dhe nis udhëtimin.

Situata tregon pasojat e përmbytjeve mbi qarkullimin urban dhe vështirësitë që hasin qytetarët për të lëvizur në qytet. Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një zgjidhje të përhershme për përmbytjet dhe qasjen e sigurt në rrugët e Durrësit, ndërsa qytetarët janë të detyruar të gjejnë alternativa të përkohshme.

Ndërsa qytetarët përballen me këto rrugë të reja ujore urbane, mund të thuhet se situata e përmbytjeve ka krijuar një ekonomi të re private, pagesa për shërbime që deri dje ishin të parëndësishme, tani janë domosdoshmëri. Dhe ndërsa disa qeshin apo e shohin me habi këtë biznes të improvizuar, të tjerët mund të pyesin nëse sa shkon pagesa për një varkë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit