Pas reshjeve të dendura, ura në Kalis e pakalueshme, 120 familje të izoluara

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2026, 13:56

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në zonën e Kalisi­t, konkretisht te Ura e Veleshicit, e cila lidh pesë fshatra me qytetin e Peshkopisë. Si pasojë e përmbytjeve dhe dëmtimeve në infrastrukturë, ura është bërë e pakalueshme, duke izoluar banorët e zonës.

Aktualisht, rreth 120 familje kanë mbetur të bllokuara, pa mundësi qarkullimi dhe pa energji elektrike. Banorët shprehen të shqetësuar, pasi pavarësisht situatës së rëndë, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente, pasi izolimi i zonës po vështirëson jetesën, furnizimin me ushqime, shërbimet shëndetësore dhe lëvizjen e përditshme.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje ura veleshic kalis qe lidh 5 fshatra me peshkopin ju lutem bonje publike se nuk po na bjen kush mbrapa jemi 120 familje t bllokuar dhe nuk dhe energji elektrike

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit