80 ha tokë të përmbytura në Cakran, rrezikohet bllokimi i autostradës Levan-Tepelenë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.01.2026, 13:11

Rreth 80 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në njësinë administrative Cakran të bashkisë Fier.

Sipas kryeplakut të fshatit Selishtë, dëmet në të mbjella janë shumë të mëdha, ndërsa situata paraqitet shqetësuese edhe për infrastrukturën rrugore. Ai thekson se niveli i ujit rrezikon të dalë në autostradën Levan–Tepelenë, duke krijuar rrezik për qarkullimin.

Myftaraj bën me dije se një situatë e tillë nuk është hasur në zonë prej rreth 7 vitesh dhe paralajmëron se përmbytja e autostradës do të paralizonte lëvizjen e automjeteve. Ndërkohë, në zonën e Ferrasit janë përmbytur rreth 27 banesa, çka ka detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e banorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit