Rrëshqitje dheu në aksin Luzni–Peshkopi, rrezik për shoferët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.01.2026, 12:55

Në aksin rrugor Luzni–Peshkopi rruga është çarë dhe e dëmtuar rëndë si pasojë e rrëshkitjes së dheut dhe kushteve të motit. Siç shihet edhe në pamje, asfalti është hapur, ndërsa uji dhe balta kanë pushtuar segmentin rrugor.

Dëmtimi i rrugës e bën qarkullimin tejet të rrezikshëm, pasi çarja nuk dallohet lehtë për shkak të borës dhe ujit mbi asfalt. Automjetet rrezikojnë dëmtime serioze, ndërsa kalimi gjatë natës apo në kushte mjegulle është edhe më problematik.

Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për bllokimin e segmentit dhe riparimin e rrugës. Deri në zgjidhjen e situatës, u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe, nëse është e mundur, të shmangin këtë aks.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit