Anija cisternë bllokohet në Tale, u ndalua prej motit dhe mbeti në cektinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2026, 12:42

Një anije transporti ka mbetur e bllokuar në det, pranë brigjeve të Tales në Lezhë. Sipas burimeve, mjeti lundrues ishte ndalur për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe detit të trazuar, ndërsa gjatë manovrimit ka prekur cekëtinën, duke mbetur i bllokuar.

Anija mban flamurin e Tanzanisë dhe kishte nisur lundrimin nga porti i Durrësit. Burimet konfirmojnë se anija quhet “BESART”. Aktualisht, ajo ndodhet në një pozicion të vështirë dhe, nëse nuk ndërhyhet në kohë nga autoritetet përkatëse, ekziston rreziku që të mbetet e bllokuar për një periudhë të gjatë.

Situata po monitorohet nga strukturat përgjegjëse, ndërsa pritet ndërhyrja për zhbllokimin e anijes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit