U raportua i zhdukur në JOQ, Hysenaj viktima e parë nga përmbytjet në Durrës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.01.2026, 12:04

Në Durrës, përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq kanë sjellë viktimën e parë. 54-vjeçari Astrit Hysenaj, punonjës i bashkisë së qytetit, u gjet i pajetë në një kanal kullues pranë ish-repartit ushtarak, pas raportimit për largimin e tij nga banesa gjatë reshjeve të dendura.

Viktima, rezulton se ishte punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. Hysenaj kishte dalë në terren në kuadër të detyrës së tij, për shkak të problematikave të shkaktuara nga reshjet dhe vërshimet e ujit.

Ngjarja e rëndë e regjistruar sot në Durrës lidhet me apelin e publikuar më 6 janar në JOQ Albania për zhdukjen e Astrit Hysenajt. Atë ditë, familjarët kërkuan ndihmë urgjente, pasi 55-vjeçari ishte larguar nga banesa dhe ishte parë për herë të fundit në zonën e plazhit të Durrësit, gjatë motit të keq.

Pas disa ditësh pasigurie, sot u konfirmua se trupi i pajetë i Astrit Hysenajt u gjet në një kanal kullues pranë ish-repartit ushtarak. Paraprakisht dyshohet se ai është marrë nga rrjedha e ujit si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura, duke shënuar kështu viktimën e parë nga moti i keq në Durrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit